Portret  Artizaneje

Emri: Xhevahire Xhiku
Profesioni: Bluarje e kafes në gurë, punë me gjilpërë.

Xhevahire Xhiku, ka punuar si mami për 40 vjet dhe është specialiste në  zanatin e punimit me gjilpërë dhe të dantellave, si dhe ka ushtruar  edhe artin e bluarjes së kafesë me dorë duke përdorur mulli prej guri.  Ajo ka mësuar punën me gjilpërë  nga një mami më e moshuar, me të cilën punonin bashkë. Ndërsa bluarjen e kafesë e ka mësuar nga e ëma e saj. Ajo duhet të bluaj (godasë) kafenë pothuaj 800 herë me qëllim që të bëhet gati për t’u përdorur. Shumë prej bareve dhe kafeneve  në Gjirokastër preferojnë kafenë e saj për klientët e tyre, pasi kjo kafe ruan aromën e saj të këndshme për një kohë të gjatë.  Punët e saj me gjilpërë e kanë bërë atë të mirënjohur tek nuset e reja, të cilat kërkojnë punët e saj për pajat e tyre. Tani Xhevahirja është 67 vjeç dhe është antare e Forumit të Artizanëve të Gjirokastrës. Ajo ishte artizanja, e cila ka shitur produktin e parë të saj në Qendrën e Artizanatit.

Kontakt:
Telefon: + 355 (0)  842  643  08
Adresa: Lagja Dunavat, Gjirokastër