Agjencia “Old Bazar Travel and Tour” ju uron mirëseardhjen në Gjirokastër!

Misioni ynë është të ofrojmë shërbimet më të mira që i mundësojnë çdo turisti marrjen e një përvoje aktive dhe të pasur nga takimi me trashëgiminë kulturore dhe historike të Gjirokastrës. Këto shërbime përfshijnë paketat me ture të shoqëruara nga guida, pajisjen me bileta avioni, rregullimet për transportin dhe vendosjen në hotele të grupeve turistike apo udhëtarëve individualë. Agjencia jonë është e lumtur të krijojë një tur të posaçëm për ju sipas interesave tuaja dhe kohës që keni në dispozicion. Ne jemi krenarë që jemi e para agjenci “travel and tour” në qytetin e vjetër të Gjirokastrës.

Zyra jonë është në zemër të qendrës historike, në lagjen e Pazarit, në një ndërtesë karakteristike të restauruar. Ky është një biznes familjar i Marinela dhe Fredi Qirjaqit, që restauruan ndërtesën, duke ruajtur karakteristikat e saj tradicionale. Ne kemi edhe përvojën e profesor Vladimir Qirjaqit, arkeolog dhe ish drejtor i degës së Gjirokastrës së Institutit të Monumenteve të Kulturës, i cili ka qenë bashkëpunëtor për më se 15 ekspedita arkeologjike në Shqipërinë e jugut. Si gjirokastritë që jemi, ne dhe guidat tona e njohim shumë mirë qytetin e rajonin dhe ndjehemi të lumtur t’ua tregojmë juve historitë e tyre.

Avantazhet e Old Bazar Travel and Tours
  • Shumica e destinacioneve me interes në rajonin rreth e rrotull Gjirokastrës, nuk mund të arrihen me taksi të zakonshme, sepse rrugët janë të vështira – ne kemi automjetet që ju çojnë atje të sigurt dhe rehat!
    Shumë site kanë pak ose aspak informacion për të shpjeguar historinë dhe rëndësinë e tyre – ne kemi bërë kërkimet e duhura dhe kemi turet e shoqëruara me guidat më të mira në Shqipërinë e jugut!
    Ne mund të sigurojmë për ju një udhëtim të lehtë dhe të këndshëm në Shqipërinë e jugut në gjuhën që ju kuptoni – na i besoni neve përgatitjet e udhëtimit tuaj dhe ne do kujdesemi për gjithçka!

Kini besim: do t’ju tregojmë më të mirën e Gjirokastrës dhe të rajonit!

Si të porositni një tur të shoqëruar me guidë nëpërmjet “Old Bazar-it”

Na dërgoni një email në adresën oldbazartours@gjirokastra.org me këtë informacion:

  • Emrin tuaj
    Numrin e personave që do udhëtojnë me ju
    Paketën ose paketat me turet që ju dëshironi
    Gjuhën në të cilën dëshironi të komunikoni gjatë turit
    Datën dhe kohën kur i dëshironi turet
    Ndonjë problem fizik ose me dietën apo parapëlqime të veçanta që ju dëshironi të merren parasysh gjatë turit tuaj

Ne do ju përgjigjemi duke ju dhënë çmimin dhe do mirëpresim përgjigjen tuaj lidhur me rezervimin e mundshëm. Ju lutemi të keni parasysh që duhet të parapaguani në zyrën e agjencisë Old Bazar Travel and Tour para se të nisni turin. Ne pranojmë pagesë vetëm me para në dorë, lekë ose euro.

Nëse dëshironi ne mund të marrim masa për hotelin ku do të qëndroni në Gjirokastër, nëpërmjet shërbimit tonë plotësues të ndërmjetësimit. Shih në këtë Website sektorin e hoteleve për të vendosur se ku doni të qëndroni ose kërkoni rekomandimin tonë. Na thoni sa net do qëndroni dhe sa dëshironi të paguani për një natë dhe ne do ju konfirmojmë rezervimin, duke ju kthyer përgjigjen me email. Ky shërbim është pa pagesë dhe shoqërohet vetëm me urimet tona për një qëndrim të këndshëm në Gjirokastër!

Shih turet e shoqëruara me guida të Old Bazar-it Ofertat

Vendndodhja e agjencisë Old Bazar Travel and Tour

Old Bazar Travel and Tour ndodhet në rrugën që të çon për në Kala, pak hapa pasi merr kthesën e Qafës së Pazarit.

[tregohet një hartë e vogël]

Orari i punës

Gjithë vitin, ora 09.00 to 17,00 çdo ditë
Turet mund të përgatiten për çdo orë

Shërbime pa pagesë

Shërbimi ndërmjetësimit, që ju ndihmon në gjetjen e hotelit dhe përgatitjet e tjera të qëndrimit tuaj në Gjirokastër. Mund të përdorni këtë shërbim para se të mbërrini në qytet përmes email-it ose të vini menjëherë në zyrën tonë.

Gjuhët

Turet janë në gjuhët shqip, anglisht, italisht dhe greqisht

Kontakto agjencinë Old Bazar Travel and Tour
Me email: oldbazartours@gjirokastra.org
Me telefon: 355 84 68899
Me celular: 55 69 223 8549