THIRJE PËR ARTISTË: FRYMËZIME NGA PENA E KADARESË - REZIDENCA E ARTISTËVE NË GJIROKASTËR në qytetin e magjisë së gurit .

Qëndra Open Doors, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, ka kënaqësinë të shpallë organizimin e Rezidencës së Artistëve – “RezART Gjirokastra 2016 – Frymëzime nga Pena e Kadaresë” Aktiviteti do të mbahet nga datat 28 Shtator – 1 Tetor 2016 në qytetin UNESCOs, Gjirokastër. Në shekuj Gjirokastra ka frymëzuar shumë artistë, udhëtarë e poetë si dhe vetë birin e saj Ismail Kadarenë, lindur në vitin 1936 në Gjirokastër e që i ka dedikuar një sërë veprash vendlindjes. Kjo thirje është e hapur për artistët, dizenjuesit, fotografët, kuratorët nga vendi dhe Ballkani. Aplikime të tjera nga Europa dhe me gjerë janë të mirëpritura nëse aplikantët tregojnë një motivim të mirë për të marrë pjesë.
Ju mund të gjeni më shumë informacion dhe për të shkarkuar aplikacionin këtu. Version anglisht këtu.

 

 


Ftesë për Pjesëmarrje

Bashkia Gjirokastër, Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës dhe shoqata “Miqësia” do të organizojnë në datat 27-29 Shtator 2008, Panairin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Artizanatit.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij Panairi,  për të promovuar artin dhe traditën e bukur të zonës suaj!

Për më shumë.....