Turet e agjencisë Old Bazar

Këtu kemi paraqitur 5 paketa turistike që ne besojmë se janë më interesantet për turistët e ndryshëm që vijnë në Gjirokastër. Sidoqoftë, nëse keni interesa të tjera agjencia jonë së bashku me guidat tona turistike jemi gati të krijojmë së bashku me ju për të bërë një paketë që u përshtatet më mirë interesave tuaja. Të gjitha turet janë të mundshme ne shqip, anglisht, greqisht, dhe italian. Por edhe në gjuhë të tjera nëse lajmërohemi në kohë.

Paketa numër një — Gjirokastra e vjetër

Kohëzgjatja: rreth 4 orë

Çmimi përfshin turin, hyrjen në dy muze, transportin sipas nevojës dhe një pije sipas dëshirës tuaj. Turi ka këto ndalesa:

  • Sheshi Çerçiz Topulli, në qendër të qytetit të vjetër
    Kalaja e Gjirokastrës, duke përfshirë edhe Muzeun Kombëtar të Armëve dhe ish burgun.
    Kisha Ortodokse e Shën Sotirit (1784)
    Xhamia (1757)
    Muzeu Etnografik, ndërtuar në vendin ku ndodhej shtëpia e lindjes së diktatorit komunist Enver Hoxha, muzeu pasqyron jetën tradicionale të gjirokastritëve.
  • Më tej ju ofrojmë një paraqitje të shkurtër të historisë së qytetit duke shijuar një kafe, si dhe vizitë në Qendrën e Artizanatit dhe shitoren e suvenirëve.

Paketa numër dy — Kultura e Gjirokastrës

Kohëzgjatja: rreth 8 orë

Çmimi përfshin turin, hyrjen në tre muze, transportin sipas nevojës, drekën me pije dhe një pije sipas dëshirës tuaj për një pushim kafeje. Turi ka këto ndalesa:

  • Sheshi Çerçiz Topulli, në qendër të qytetit të vjetër
    Kalaja e Gjirokastrës, duke përfshirë edhe Muzeun Kombëtar të Armëve dhe ish burgun.
  • Kisha Ortodokse e Shën Sotirit (1784)
    Xhamia (1757)
    Muzeu Etnografik, ndërtuar në vendin ku ndodhej shtëpia e lindjes së diktatorit komunist Enver Hoxha, muzeu pasqyron jetën tradicionale të gjirokastritëve.
    Shtëpia Skënduli, një banesë historike gjirokastrite
    Shtëpia Zekate, një nga shembujt më të shkëlqyer të arkitekturës gjirokastrite të stilit otoman
    Obelisku, monument kushtuar arsimit shqip prej nga shpalosen pamje mahnitëse
    Shtatë krojet dhe hamami, kompleksi i restauruar i një xhamie të kohës osman
  • Më tej ju ofrojmë një paraqitje të shkurtër të historisë së qytetit dhe monumenteve të tij të kulturës duke shijuar një kafe, një drekë në restorant me kuzhinë gjirokastrite (edhe për vegjetarianët), si dhe vizitë në Qendrën e Artizanatit dhe shitoren e suvenirëve.
Paketa numër tre — Në Gjirokastër dhe rreth saj

Kohëzgjatja: një ditë duke përfshirë edhe një natë fjetje

Çmimi përfshin turin, mëngjes, drekë, darkë dhe fjetjen një natë në një hotel të rehatshëm, hyrjen në tre muze, transportin dhe një pije sipas dëshirës tuaj për një pushim kafeje. Turi ka këto ndalesa:

Sheshi Çerçiz Topulli, në qendër të qytetit të vjetër
Kalaja e Gjirokastrës, duke përfshirë edhe Muzeun Kombëtar të Armëve dhe ish burgun.
Kisha Ortodokse e Shën Sotirit (1784)
Xhamia (1757)
Muzeu Etnografik, ndërtuar në vendin ku ndodhej shtëpia e lindjes së diktatorit komunist Enver Hoxha, muzeu pasqyron jetën tradicionale të gjirokastritëve.
Shtëpia Skënduli një banesë historike gjirokastrite
Shtëpia Zekate, një nga shembujt më të shkëlqyer të arkitekturës gjirokastrite të stilit otoman
Obelisku, monument kushtuar arsimit shqip prej nga shpalosen pamje mahnitëse
Shtatë krojet dhe hamami, kompleksi i restauruar i një xhamie të kohës osmane
Adrianopoli (Hadrianopolis), një pikë arkeologjike e një qyteti të kohës romake në luginën e lumit Drino, pranë Gjirokastrës
Manastiri në Dhuvjan, një kompleks tërheqës me origjinë bizantine i shekullit VI
Më tej ju mund të ndiqni një paraqitje të shkurtër të historisë së qytetit dhe monumenteve të tij të kulturës duke shijuar një kafe, të shijoni një drekë në restorant me kuzhinë gjirokastrite (edhe për vegjetarianët) si dhe të vizitoni Qendrën e Artizanatit dhe shitoren e suvenirëve.

Një Tur Dyditor rezervojmë për ata që kanë interes të veçantë për arkeologjinë, monumentet e kulturës dhe historinë e rajonit të Gjirokastrës. Me një pagesë shtesë ju do të keni mundësi të vizitoni disa site të tjera në rajon, duke qëndruar edhe një natë të dytë në hotel, përfshirë të gjitha ngrëniet, pushimet për kafe dhe transportin.

  • Libohovë
    Sotirë, një fshat piktoresk i minoritet grek pranë kufirit me Greqinë
    Kisha Ortodokse e Labovës së Kryqit, një strukturë bizantine e shekullit VI me piktura murale të ruajtura mirë
    Antigonea, rrënojat e qytetit të lashtë të mbretit Pirro i Epirit, shkatërruar nga romakët më 168 pes, sot park kombëtar
    Urën e Bufamesë
    Liqenin e Viroit
    Teqenë Bektashiane në Melan, një qendër fetare për sektin mysliman jo shumë të njohur, por shumë liberal të bektashinjve.
Paketa numër katër —Peshkim në Pepel

Kohëzgjatja: një mëngjes

Çmimi përfshin turin, drekën, transportin, pajisjet e peshkimit dhe një pije sipas dëshirës tuaj në një pushim për kafe. Turi përfshin peshkim në liqenin e Pepelit, afër Gjirokastrës dhe një shëtitje në një manastir jo shumë të njohur aty pranë

Të pasionuarit pas natyrës dhe peshkimit kanë një rast i mrekullueshëm për të vizituar vende jo shumë të shkelura të luginës së lumit Drino, jo shumë larg Gjirokastrës. Ky liqen artificial, një nga tre të tillë të ndërtuar për ujitje, është rreth 30 km nga Gjirokastra, pranë Glinës. Ai është i preferuar nga peshkatarët vendas për disa lloje peshqish. Pas peshkimit, duhet ecur rreth një orë deri tek manastiri, i cili pas restaurimit është funksional. Mes ullishtave dhe qetësisë, në të kaluarën ai përdorej si sanatorium.

Paketa numër pesë — Guri Antik : një vizitë në Dervician
Kohëzgjatja : rreth gjysmë ditë, duke përfshirë edhe drekën

Çmimi përfshin turin, drekën, transportin dhe një pije sipas dëshirës tuaj në një pushim për kafe. Ky është një tur ekskursionist dhe përfshin këto ndalesa:

Manastiri i Panajasë
Manastiri i Shën Mërisë
Kisha e Shën Anës
Shtëpia Zaharia
Kanionet e luginës së lumit Drino

Për ekskursionistë të interesuar në eksplorimin e siteve përmes shtigjeve të pashkelura në natyrën e bukur dhe thuaj të paprekur, ky është një rast i shkëlqyer: për të vizituar një fshat të vogël, duke mësuar për trashëgiminë e tij fetare. Pas 15 minutash udhëtim me makinë nga Gjirokastra, duhet të jeni të përgatitur për një ngjitje mes shtigjesh malore, pyjesh me pisha, përrenjsh dhe luginash. Pas një paraditeje ekskursioniste, mund të shijoni në fshat një drekë të përzemërt me gatime lokale.